Titulli i tretë në historinë e napolitanëve u kalua me një festë madhështore dhe i gjithë Napoli priste, që ylli i famshëm italian, Paola Saulino, të përmbushte premtimin e saj.
Paola, e njohur edhe për rolet e saj në filma erotikë, premtoi se do të ecte në rrugët e qytetit krejtësisht lakuriq, nëse Napoli, ekipi i saj do të fitonte titullin.
Dhe aktorja Saulino, e mbajti fjalën, ajo u zhvesh lakuriq dhe shkoi në stadiumin “Diego Maradona”. Paola e kishte lyer trupin me ngjyrat e klubit të saj të preferuar dhe kështu ka çmendur napolitanët.