Temë e emisionit Money në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte nisja e sezonit turistik dhe projeksionet mbi numrin e turistëve për të ardhmen e afërt.
Pa pushuesit nga Kosova, plazhet tona do të ishin më pak të frekuentuar dhe më pak të zhvilluar. Ata përbëjnë numrin më të madh të vizitorëve dhe dëshmi e fuqisë së tyre për ekonominë tonë, është viti i pandemisë 2020, kur sezoni shpëtoi falë ardhjes në gusht të 800 mijë vizitorëve fqinjë.
Por lajmi i mirë për liberalizimin e vizave në Kosovë, mund të jetë një lajm i keq për Durrësin, Velipojën, Shëngjinin dhe bregdetin shqiptar në tërësi.
Zak Topuzi nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit deklaroi për Money: “Rreziku më i madh për vitin që vjen është hapja e vizave për Kosovën dhe do presim një numër në rënie te turistëve nga Kosova”.