Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, po vazhdon të jetë një emër mjaft i kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte.
Ajo së fundmi ka qenë për të performuar në Gjermani, në një festival me emra të njohur të skenës shqiptare.
Derisa po interpretonte disa nga hitet më të njohura, asaj i ndodhi një gjë që tashmë është bërë e shpeshtë nëpër koncerte.
Dikush ia hodhi një palë reçipeta në mes të skenës, teksa këngëtarja në një moment u ul dhe i hodhi sërish.
Kjo është shpërndarë gjithandej nëpër rrjete sociale duke qenë se një gjë e tillë më parë i ka ndodhur edhe artistëve të tjerë përfshirë këtu, Ledri Vulën.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) këtë kohë po shijon suksesin e albumit të saj të ri të quajtur “Bipolar”.
Këngët pjesë të albumit u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe mblodhën miliona klikime./Telegrafi/
Shiko Fotot: