Prej 4 dekadash në emigrim, rrëfimi i një shqiptari që lumturoi me banesë një familje me jetimë

Prej të paktën 4 dekadash, ky shqiptar jeton në emigrim. Me origjinë është nga Tetova dhe gjuhën shqipe e flet përsoshmërisht edhe sot e kësaj dite.

Por kësaj here Isniu erdhi në Shqipëri për një vepër të bukur, një akt që rrezaton mirësinë e zemrës së tij. Historia e një familje të varfër, që ai e kishte ndjekur në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, e shtyu që veprën e mirë të vinte për ta dorëzuar vetë. Një shtëpi, të cilën e kishte blerë vite më parë për pushim, vendosi ta dhurojë për një familje në nevojë.

Isniu: Prej 40 vitesh jetoj në Zvicër. Në Durrës kam ardhur për bamirësi, të dhuroj një banesë për një familje. Vendosa të dhuroj, sepse pashë një familje në emisionin tuaj. Në atë gjendje ishim dhe ne dikur, flinim në lagështirë, zbathur, pa rroba… si ajo familje. U emocionova tepër, së bashku me time shoqe, vendosëm ta bëjmë një gjë të mirë. E kësisoj e mora vendimin.

-Keni mbi 40 vite që jetoni në Zvicër, po shqipen e flisni më mirë se unë…si e keni ruajtur

Isniu: Gjuhën e kemi ruajtur me fanatizëm, si çdo shqiptar që do vendin e vet. Krejt familja e kemi ruajtur.

-Çfarë do t’u thojë shqiptarëve, kur shkojnë jashtë…

Isniu: Unë u them shqiptarëve, të mos e harrojnë kurrsesi atdheun, gjuhën. Unë do doja t’u thoja njerëzve, të marrin iniciativë, të dhurojnë, të ndihmojnë sa kanë mundësinë. Ne do të mundohemi me mundësitë tona për të ndihmuar.

Elvisi e Sidriti e takuan Isniun në Durrës.

Elvisi: Ne kemi biseduar me zotni Hysniun, kemi biseduar për diçka të mirë. Duhet thënë se edhe pse ke ndenjur mbi 40 vite në Zvicër, nuk e ke harruar shqiptarinë. Ke ardhur këtu në Durrës, për të bërë një gjë të mirë. Të dëshirosh të dhurosh një banesë, nuk e di a ka gjë më të madhe.

Pas një bisede miqësore mes tyre, të gjithë nisen drejt shtëpisë që Hysniu dhuroi për një familje shqiptare në nevojë. Në banesë tashmë kishin nisur punimet, lyerja, patinimi e më tutje mobilimi, vepra që u kryen nga “Fondacioni Firdeus”

Elvisi: Ne i kemi marrë çelësat e shtëpisë që ju do të dhuroni dhe kemi nisur me mobilimin. Shpresojmë të gjejmë një familje me jetimë, e ta gëzojmë.

Visited 4 times, 1 visit(s) today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *