Pastruesja thirret për të pastruar apartamentin, por ajo nuk e kuptoi planin që ishte bërë për të / VIDEO

Dy vitet e fundit kane qenë shumë të vështira pothuajse për gjithë botën, ku shumë njerëz gjatë kësaj periudhe kanë humbur vendet e tyre të punës si dhe jetesa është bërë shumë e vështirë për shkak të kushteve të rënda financiare, shkruan Korrespodenti.

Megjithatë, në kohë të tilla, bota dëshmoi gjithashtu një nga anët më të mira dhe më të ngrohta të njerëzve në përgjithësi. Një video e fundit u bë virale ku një pastruese thirret ta pastrojë një apartament, por nuk e dinte për surprizën që po i bëhej.

Pastruesja me emrin Rosa, kishte 20-vite që punonte në një pallat, por për shkak se kishte një mbyllje totale, e cila zgjati për disa muaj, ajo kishte humbur punën.

Kur ajo u thirr nga banorët e pallatit për të pastruar, asaj iu bë nga këta banorë një befasi, e cila ia ndryshoi jetën. Ata kishin mbledhur mjetet së bashku për t’u dhuruar asaj një apartament në një ndërtesë luksoze në Nju Jork.

Pamjet e videos plotë emocione ishin publikuar për herë të parë nga rrjeti social Reddit. Për ta parë këtë moment tejet emocionues, ju ftojmë ta shikoni videon e më poshtme. /Korrespodenti

Visited 1 times, 1 visit(s) today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *