Pasi të lexoni këtë nuk do e bëni më, ja se përse s’duhet ta hedhim “llumin” e kafes pasi e pimë

Shumica e njerëzve pasi e pinë kafenë e mëngjesit rregullisht, e hedhin filtrin, apo llumin e kafesë më saktë.

Por nuk duhet ta bëni!

Në fakt ka aq shumë gjëra që ju mund të bëni me llumin e kafesë saqë do t’ju lënë pa fjalë.

Shikoni më poshtë për t’u njohur me disa nga “mrekullirat” që llumi i kafesë mund të bëjë.

1. Eliminues bakteresh/parazitësh

Llumi i kafes mund të përdoret për të eliminuar parazitët ose bakteret nga çdo ambient në shtëpinë tuaj. Mjafton të spruconi pak llum kafeje në zona të caktuara të shtëpisë ku mendoni se keni parazitë apo baktere dhe do të vini re se ato do të largohen, shkruan meganews.al.

2. Mjet për pastrim

Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin. Fërkojeni në enë të cilën dëshironi ta pastroni, por kujdes që të mos e thithë ngjyrën. Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobiliet dhe lërini të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër.

3. Maska për flokë

Fërkojeni llumin në flokë para se t’i bëni me shampo dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë.

4. Llum kafeje për të reduktuar celulitin dhe jo vetëm

Përzieni në një tas llumin e kafes së ngrohtë me një lugë vaji ulliri ose bajamesh apo edhe arrash. Ndërkaq, zonat e lyera me këtë “krem” mbështillini me një qese kuzhine dhe lërini ashtu për 5 minuta. Pasi ta keni hequr qesen, qetësohuni me një dush të ngrohtë. Përsëriteni këtë proces dy herë në javë.

5. Për të ushqyer bimët

Shumë bimë kanë nevojë për plehun e duhur kimik dhe për sasinë e duhur të ujit për të mos u tharë apo për të mos u dëmtuar nga dielli, ndërsa bimë të tjera kanë nevojë për gjëra të tjera, shkruan meganews.al.

Për shembull, në kopshtin tuaj mund të keni bimë të cilat kanë nevojë për më shumë acid. Të tilla bimëve u bën shumë mirë llumi i kafes. Mjafton të derdhni pak llum rreth rrënjës së bimës. Do të habiteni nga rezultatet.

Visited 1 times, 1 visit(s) today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *