Pas 43 vjetësh në karrocën e invalidit, tani në këmbë të veta

Portugezi, Rufino Borego (61) i ka kaluar në karrocën invalidi 43 vjet për shkak të diagnozës së gabuar mjekësore, shkruan Dayli Mail.

Kur ishte fëmijë, 13 vjeç, në spitalin e Lisbonës mjekët i kishin thënë se vuante nga distrofia e pashërueshme.

Që atëherë e deri para pak vitesh, ai ishte i lidhur me karrocën invalidore.Për fatin e Boregut, më 2010 një neurolog kishte shfaqur dyshimin se i sëmuri në karrocën invalidore ndoshta vuante nga miastenia kongjenitale, një sëmundje tjetër dhe e shërueshme nga ajo që e kishin diagnositifikuar.

Miastenia është një sëmundje shumë e lehtë në krahasim me distrofinë.

Nga ajo sëmundje muskujt mund të shërohen me ushtrime.

Pas një viti ushtrime, Borego la përgjithmonë karrocën invalidore dhe nisi të ecë në këmbë të veta.

Ai sot bën jetë plotësisht normale, shkon në ushtrime dhe dy herë në vit viziton ftiziatrin.

Ai thotë se askënd nuk e fajëson për diagnozë të gabuar për shkak të cilës 43 vjet i kaloi karrocën invalidore, meqë miastenia dikur ishte një sëmundje fare e panjohur.

Siç thotë, tani të vetmen dëshirë që ka është ta kalojë mirë pjesën e mbetur të jetës.

Visited 2 times, 1 visit(s) today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *