Modelja e njohur, Xhesika Berberi, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel.
Gjatë intervistës, ajo u pyet në lidhje me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, për të cilët tha se janë një çift perfekt.
Më tej, modelja u pyet edhe për mundësinë që të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 3”. Por, bukuroshja tha se nuk e shikon veten në atë formë.
“Nuk e shikoj veten në atë lloji formati.
Është shumë interesant, më pëlqen shumë.
Por, nuk do dukem shumë interesante, se nuk dua drama.
Jam shumë e qetë.”
Kujtojmë se disa nga banorët që morën pjesë në ‘Big Brother’ e sezoneve të kaluara janë shprehur më parë se nuk do merrnin pjesë, por e kundërta ndodhi.
Mos ndoshta edhe ky është rasti i Xhesikës?