Pasditen e së shtunës, banorët e Bërxullës u tronditën nga një aksident tragjik ku mbeti i vdekur 10-vjeçari Sherif Kabeta.
I mituri ishte ulur duke luajtur me telefon në një prej tavolinave të lokalit të babait kur një makinë hyri me shpejtësi brenda në lokal dhe e përplasi për vdekje.
Në atë moment babai i tij kishte ikur në shtëpi pasi ishte ngjitur me lokalin. Ndërsa e para që dëgjoi zhurmën e fortë dhe doli nga shtëpia ishte mamaja e 10-vjeçarit.
Kjo e fundit ka përfunduar disa herë në spital pas ngjarjes së rëndë dhe varrimit të djalit 10-vjeçar.
Fqinjët e familjes kanë treguar dhe historinë e trishtë që lidhet me emrin e 10-vjeçarit Sherif. Ata thonë se edhe gjyshi i tij ka patur të njëjtin emër dhe ka vdekur në një aksident pranë shtëpisë.
Ka emrin e gjyshit i cili edhe ai ndërroi jetë 10 vite më parë, sepse e përplasi një makinë afër shtëpisë.
Ata thonë se Sherifi edhe pse ishte vetëm 10 vjeç, përpiqej ta ndihmonte sa mundej babain e tij invalid.
Ne vinim le ky lokali se s’ishte në gjendje të mirë familja, dhe na shërbente djali, ndihmonte babain invalid.