E dhimbshme: 26-vjeçarja vendos kamerë të fshehur për të dëshmuar dhunën e burrit

Luciana Sinzimbra, 26 vjeçare, ka vendosur që të dëshmojë rrahjen nga i dashuri i saj 24 vjeç Victor Junqueira.

Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor në Goias, Brazil.

Sinzimbra, që është avokate, tha se i dashuri i saj ishte nervozuar pasi ajo la dhuratë në një lokal që e vizituan bashkë me shoqëri po atë ditë.

Ajo e ka fshehur kamerën në telefonin e vendosur në dhomë gjatë diskutimit të ashpër që kishin, ku avokatja i kërkonte të largohej, transmeton Express. Në atë moment, ai e rrahu keq.

I dyshuari, me të cilin Luciana është në lidhje tash e 3 vjet, nuk u arrestua, por nuk ka të drejtë t’i afrohet asaj gjatë hetimeve që po zhvillohen.

Visited 9 times, 1 visit(s) today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *